KQZ nxjerr rezultatin: PS fiton në Vorë, Elbasan dhe Kamëz

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2023, 20:44

KQZ ka dalë me rezultatin përfundimtar për 3 bashkitë e vendit ku votimi ishte elektronik.

Kështu sipas KQZ, Partia Socialiste ka fituar në Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

Në Kamëz, Partia Socialiste u përfaqësua nga Rakip Suli i cili mori 60,65% të votave, në Elbasan nga Gledian Llatja i cili mori 55,03% të votave dhe në Vorë nga Blerim Shera i cili mori 74.13% të votave.

Ndërkohë që në Elbasan Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 44,97% të votave. Në Kamëz, Bilbil Bajraktari i PD mori 4.24% të votave, ndërsa Arjan Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 35,11% të votave.

Në Vorë, Indrit Hoxha i koalicionit i “Bashkë Fitojmë” mori 25,87% të votave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit