“Erdhëm me mik”/ Dy vëllezërit gjimnazistë nisin me shkelje votimin e tyre të parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2023, 19:31

Në Lushnje dy vëllezër kanë votuar sot për herë të parë. Por votimi i tyre i parë ka nisur me shkelje të ligjit pasi kanë hyrë së bashku në dhomën e fshehtë të votimit.

Edhe pse kanë kryer një shkelje të tillë, dy vëllezërit gjimnazistë janë treguar indiferentë duke treguar se vota nuk kishte rëndësi, pasi kanë votuar me mik.

Gazetari: Votoni për herë të parë?

Gjimnazisti: Po, për herë të parë.

Gazetari: Sa e rëndësishme është për ju vota?

Gjimnazisti: Nuk është aspak kemi ardhur me mik, nuk është se na intereson shumë.

Gazetari: Ju shkuat të dy në kutinë e votimit për të votuar së bashku, e di që nuk lejohet?

Gjimnazisti: Pse?

Gazetari: Nuk lejohen dy persona, vota është e fshehtë.

Gjimnazisti: Nuk ka lidhje ka ne jemi vëllezër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit