Sërish probleme: Në Mallakastër ikin dritat, në Elbasan pezullohet votimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2023, 18:47

Edhe pse pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, incidentet vazhdojnë në disa qendra votimi.

Në Mallakastër procesi i votimit është pezulluar pasi në disa njësi administrative kanë ikur dritat. Kjo ka sjellë pezullim dhe vonesa në procesin e votimit të qytetarëve të cilët kanë pritur deri sa dritat janë rikthyer.

Ndërkohë në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale ‘Ali Myftiu’ në Elbasan procesi i votimit është pezulluar pasi sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve. Kjo listë më pas është grisur nga kryetarja e komisionit dhe procesi i votimit është pezulluar.

Në Kamëz, gazetarët nuk janë lejuar të filmojnë në disa qendra votimi. Kanë qenë komisionerët ata që nuk kanë lejuar përfaqësuesit e mediave në ambientet e qendrave për të raportuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit