Në Turqi raportohet se pjesëmarrja e votuesve është e lartë. Mësohet se 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit ndërsa 5.2 milionë do të votojnë për herë të parë. Ndërkohë një shembull frymëzimi kanë qenë edhe të moshuarit në karrige me rrota të cilët pavarësisht gjendjes së tyre, nuk kanë munguar në qendrat e votimit.
Farah Al-Zaman Shawwqi e Al Jazeera Arabic tha se ajo vuri re një pjesëmarrje të madhe në qendrat e votimit. Ndërkohë edhe dy kandidatët rivalë, Kilicdaroglu dhe Erdogan kanë hedhur votat e tyre në qytetet përkatëse. Në katër orë e para nga fillimi i votimit në qendrat e votimit në Turqi, vëzhguesit raportojnë se procesi ka qenë i qetë dhe pa tensione.