Hëngri grusht, Erion Isai: Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.05.2023, 11:57

Mesnatën e djeshme është regjistruar një incident në Kolonjë, aty ku kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai, është goditur me grusht në fytyrë nga një simpatizant i Partisë Demokratike, Esmerald Kacolli, pasi Xhemal Kalo, i kishte bllokuar rrugën ish-aktorit të humorit.

Autori është arrestuar, ndërkohë që Kalo është proceduar në gjendje të lirë. Pas ngjarjes, paraditen e sotme Isai foli për mediat me një fasho të vendosur në pjesën e hundës. Ai deklaron se i vjen keq që kur Kolonja do të kërkohet në Google, lexuesve do t’i dalë edhe ky incident.

Në fakt Kolonja është shkretuar aq shumë prej qeverisjes së denjë që i është bërë, saqë vështirë se i ka rënë njeriu mendja ta kërkojë në Google para këtij incidenti.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojnë të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i ‘Kanan Tafilit’ me historia bllokimi rruge dhe me absurditete që nuk i kanë hije askujt. Më vjen keq që kur të kërkohet në Google për Kolonjën do të dalë kjo ngjarje e turpshme”, ka thënë ai.

Autori Esmerald Kacolli ka pretenduar se Isai po blinte vota dhe ka reaguar në mënyrë të dhunshme. Gjithsesi, ky nuk është incidenti i vetëm para këtyre zgjedhjeve, pasi partitë politike kanë ndjekur njëra-tjetrën si “macja me miun” për të kapur persona që blejnë votat me para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit