Sot, 14 Maj 2023, në 61 Bashki të vendit, do të mbahen zgjedhjet vendore, ku qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e ardhshëm. Procesi i votimit ka nisur, teksa në garë janë 144 kandidatë që do të kandidojnë për të zënë vendin e kryebashkiakut. Ndërkohë 23.700 kandidatë të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë.
KQZ bën me dije se në Shqipëri janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote, teksa këto zgjedhje do të monitorohen nga 230 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it. Gjithashtu mësohet se 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qendra votimi.
Forcat politike më kryesore në garë janë Partia Socialiste dhe opozita e cila do të kandidojë e ndarë nga njëra anë nën siglën e koalicionit PL- PD, Bashkë Fitojmë dhe nga ana tjetër Partia Demokratike.