Është pushuar nga puna një mësuese në Brazil. Cibelly Ferreira u shkarkua nga detyra pasi postoi një video në 'Tik-Tok', ku shfaqej duke kërcyer me nxënësit në ambientet e shkollës.
Mësuesja shihet duke realizuar sfidat e rrjetit social Tik-Tok në klasë, që sipas saj kanë qenë përpjekje për të angazhuar nxënësit e saj.
“Një nga studentët më ftoi të kërceja me të dhe kjo i pëlqeu klasës. Pas kësaj kohe, të njëjtën gjë kërkuan edhe studentë të tjerë ndaj unë përfitova nga interesimi i tyre për të zbatuar këtë praktikë pasi pashë që në këtë mënyrë mund t'i afroj me mësimdhënien”, -tha mësuesja për mediat braziliane.
@cibellyferreira_ A Prof tentando acompanhar 😅 kkk #prof #professoracibelly #cibellyferreira ♬ Aquecimento Senta Senta Suave – MC Kevin o Chris & BUARQUE
@cibellyferreira_ A animação delas não tem preço 😁 #professoracibelly #professora #cibellyferreira ♬ Joga pra Raul – Joga pra Ladrão (Versão Pisadinha) – DJ Menor & Dj Lc & Love Fluxos