Shqiptari kapet në një fermë kanabisi në Britani: Duhet të shlyeja borxhin prej 20 mijë paundësh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2023, 16:23

Është dënuar me 2 vite burg, pasi u kap në një fermë kanabisi, shqiptari Julian Bushgjokaj, 30 vjeç. Ky i fundit po kujdesej për 144 bimë kanabisi në një shtëpi me disa dhoma në Hull, Britani.

Shqiptari në seancën gjyqësore tha se është kujdesur për kanabisin në fabrikë që më 21 dhjetor të vitit të kaluar, pasi kishte borxhe. Bushgjokaj tha se i detyrohej 20 mijë paund për transportin e tij në këtë vend dhe se kishte rënë dakord të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer borxhin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit