32-vjeçari nga Lushnja kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2023, 14:00

Një 32-vjeçar me inicialet A.Rr., banues në Lushnje, ka ngacmuar seksualisht një 24-vjeçare. Kjo e fundit, ka bërë denoncim në polici dhe më pas, 32-vjeçari është vënë në pranga. Vajza ka deklaruar se 32-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit