Solskjaer zbulon prapaskenën e bujshme: United i propozova Haalandin për 4 milionë euro, e anashkaluan

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2023, 12:11

Manchester United refuzoi të blinte një lojtar si Erling Haaland për vetëm 4 milionë euro, vetëm pak muaj para se ai të shpërthente me Salzburg në Austri dhe të shndërrohej direkt në një nga sulmuesit më “vrastarë” të Europës.

Siç dihet, trajneri i “Djajve të Kuq” për një kohë të konsiderueshme ka qenë Ole Gunnar Solskjaer, ish-futbollist i United dhe bashkëkombas i yllit të Cityt. Në një intervistë të ditëve të fundit, ai tregon se ia kishte sugjeruar norvegjezin drejtuesve të United, por këta të fundit nuk i kishin vënë rëndësi dhe e kishin anashkaluar këtë kërkesë të trajnerit.

Unë fola me bordin e United gjashtë muaj para se Erling të shpërthente dhe u thashë se e kisha parë këtë sulmues, por ata nuk reaguan. Në atë kohë Haaland kushtonte vetëm 4 milionë euro, por ata nuk donin ta blinin”, u shpreh ish-tekniku i “djajve”. Solskjaer e ka trajnuar Haaland te Molde në Norvegji.

Tashmë mund të themi me plot gojë se United ka bërë një gabim të madh që nuk ka dëgjuar Solskjaer, pasi Haaland është aktualisht lojtari më i mirë i botës. I transferuar në verë te City i Guardiolës, norvegjezi ka shënuar 51 gola dhe ka dhuruar 8 asiste në 47 ndeshje të luajtura. Një përbindësh i zonës së rreptësisë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit