Banori i lagjes në Baldushk: Njësia Bashkiake na premtoi shtrimin e rrugës, sot mbyllën fushatën e bëjnë si gangsterë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2023, 11:59

Një pikë shi dhe të duket vetja sikur po jeton në mesjetë. Është kjo situata në të cilën gjenden banorët e lagjes Hakcani në fshatin Baldushk. Siç shihet nga pamjet e dërguara në redaksi, fëmijët shkojnë në shkollë duke kaluar në një rrugë me baltë, pa standarde dhe tej mase e degraduar.

Qytetari denoncues, shkruan se pamjet do ia dërgonte ministres Krifca, por kryetari i Njësisë Administrative Baldushk, i ka thënë që rrugë do të shtrohet me çakëll brenda një dite dhe se për këtë sipas Njësisë, janë porositur 20 kamionë me gurë.

Mirëpo qytetari thotë se kjo ishte gënjeshtra e radhës, pasi Njësia nuk i është përgjigjur kërkesës së tij me argumentin se është mbyllur fushata. Siç shihet fëmijët kanë përveshur pantallonat dhe me çantë në shpinë kalojnë në një rrugë të harruar nga Bashkia.

Banori:
Kemi nje problematike me rruget qe çojme femijet ne shkolle ketu ne fshatin Baldushk lagjia 'Hakcani' vetem 2 km larg nga njesia administrative Baldushk. Ju lutem mi postoni kta video se ndoshta ju vini ne ndihme ketyre femijeve. Doja ti postoja deri dje por mu luten drejtuesit e njesise Administrative Baldushk qe mos ti postoja se gjoja do ta shtronin rrugen me çakull sot. I kisha nisur per t'ia çuar ministres z. Krifca deri dje kta video , por mu luten kta te njesise ketu ne Baldushk qe mos t'ia dergoja ministres se gjoja kishin porositur 20 kamiona çakull dhe gjoja do ta perfundonin sot, por me kane mbajtur me mashtrime gjate gjithe dites dhe tani ne darke filluan te behen gangsera kta se gjoja eshte mbyllur fushata. Ju lutem postojen per hir ketyre femijeve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit