Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru.
Qytetarët raportojnë për JOQ ALBANIA se rreth orën 21:00 në Babrru janë përplasur 3 automjete.
Ata thonë se që prej asaj ore e deri më tani kanë telefonuar Policinë dhe shërbimet e emergjencës por askush nuk ka mbërritur në vendngjarje.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët thonë se kur telefon emergjencën vendosin muzikë për t’u tallur me popullin.
Sipas tyre e gjithë zona e ka marrë vesh këtë aksident, por vetëm Policia dhe patrullat e natës ende jo.
Denoncimi 1:
Prsh joq marim policin ka 1 ore e 20 min qe nuk pergjigjen. Asnje sherbim nuk pergjigjet. Jan perplas n oren 9 e pak
Aksident i 3 fisht ne Babrru, vetem deme mareriale. U bon 2 ore, e ka mar vesh gjithe zona Vetem policia jo. As patrrulla nuk kalon rastesisht
Denoncimi 2
Pershendetje Joq Esht bere nje aksident i trefishte ne Babrru qe ne oren 9 te darkes dhe kemi mbi dy ore qe i biem telefonit te policise dhe sna pergjigjen. Tallen me popullin duke na vendosur muzike, mire qe spati te lenduar se per keta kemi mbaruar