Paskuqan, gruaja i ngul thikën burrit 25-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2023, 21:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paskuqan.

Pas një konflikti në familje, shtetasja me iniciale R.A ka goditur me thikë bashkëshortin e saj 25-vjeçar me iniciale A.Sh.

I riu është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit