Lushnje/ Makina me shpejtësi godet arkat me fruta dhe përfundon në kanal

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2023, 18:40

Një aksident i rëndë për nga pamjet por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur pak momente më parë në Çermë të Sipërme.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje të cilët kanë dërguar pranë redaksisë sonë videon e mëposhtme, një automjet me shpejtësi ka përfunduar në një kanal.

Fillimisht mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur disa arka me fruta e perime të një banori të zonës që po shiste.

Më pas mjeti ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Raportohet se nuk ka të lënduar rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit