Sherri në Mirditë, 54-vjeçari u dhunua nga 4 vëllezërit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2023, 16:02

Gjatë ditës, më herët, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një foto e një personi të gjakosur nga Mirdita. Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e cila bën me dije se në fshatin Thirrë, është regjistruar një sherr mes 5 personave. Konkretisht bëhet me dije se 54-vjeçari me iniciale B.N., është dhunuar fizikisht nga shtetasit me iniciale N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit