Trafiku Urban ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2023, 14:32

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se nesër dhe pasnesër do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat Nr.1A dhe Nr.7C, meqë do të zhvillohen punime.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trafiku Uban ka bërë me dije se qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”.

“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti”. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton””, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit