Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq. Bëhet me dije se një autobus është përplasur me një kamion.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, teksa pas aksidentit, ka mbetur i bllokuar drejtuesi i autobusit.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e shoferit nga mjeti, ndërsa pasagjerët e tjerë janë të gjithë mirë.