Fermerët e Lushnjës pa treg/ Arkat plot me domate, por askush nuk shkon t’i blejë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2023, 13:21

Tregtarëve shqiptarë, malli i huaj u duket më i mirë i joni. Ky është përfundimi që mund të nxjerrim nga një denoncim i një fermeri të Lushnjës, i cili ka sjellë një video, ku tregon se domatet e këtij qyteti nuk kanë treg për tu shitur dhe kanë ngelur nëpër fugona.

Siç duket në video, arkat e tregtarëve janë të gjitha plot e përplot, teksa interesi për të blerë është shumë i ulët. Për këtë problem ka shumë shkaqe, që mund të ndikojnë, por më së shumti është orientimi i tregut drejt importit, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët shqiptarë.

Domatja nuk është një produkt që reziston shumë dhe nëse nuk shitet shpejt pas vjeljes, ajo kalbet dhe do të duhet të hidhet nga fermerët, duke u shkaktuar atyre dëme të mëdha, që zhvlerësojnë tërësisht punën e bërë për muaj të tërë, si dhe shpenzimet e mëdha.

SHIKO VIDEON E DËRGUAR NGA FERMERI

Në këtë situatë, vetëm një ndërhyrje e ministrisë së bujqësisë dhe jo vetëm, do të ndihmonte që këta tregtarë të gjenin treg dhe të kishin të garantuar fitimin, pas punës së madhe që bëjnë për të rritur këto produkte. Kjo situatë vijon prej vitesh dhe askush nuk është munduar të marrë masa.

“Jam një fermer nga tregu i fruta-perimeve në Lushnjë. I gjithë malli i fermerëve është pa shitur”, shkruan ky qytetar i Lushnjës përbri videos me pamjet e sotme nga tregu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit