Arlind Qorri, kukulla e radhës që synon të manipulojë të rinjtë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2023, 14:05

Sistemet e qeverisjeve në thelb autokratike të fshehura kanë si pjesë të programit të tyre aplikimin e skemave manipuluese për popullin, në mënyrë që të japin tek sovrani përshtypjen e një modeli demokracie liberale për të qëndruar në pushtet sa më gjatë.

Të ndihmuar nga këto “mini parti-vegla” të prodhuara në vetë selitë e tyre partiake, qeveria siguron pushtetin edhe për disa mandate. Kjo realizohet nëpërmjet fuqizimit ekonomik të këtyre “mini-partive vegla” të prodhuara nga partia mëmë, ndërkohë që ata që zgjedhin t’i bëjnë drejtues të këtyre mekanizmave politikë, u veshin vlera morale, nacionale, aktiviste e revolucionare në publik.

Kështu partia socialiste mëmë, 3 mandate në pushtet, i financon këta të ashtuquajtur aktivistë, nisur nga drejtuesi e ndihmësit e tij, me fonde të Fondacionit Soros duke i emëruar specialistë e drejtorë.

Pagat e anëtarëve të “Organizatës Politike” së Arlind Qorrit e financuar fondacioni OLAF PALME (partner i njohur zyrtar i Fondacioniti Soros) me drejtoreshë Plejada Gugashin e MJAFT

E gjithë skema e shpjeguar në këtë artikull është aplikuar tek subjektet e reja politike, për të cilat do e bëni lidhjen nëse rikujtoni disa fakte nga e kaluara.

Pjesëmarrja kompromentuese në protestat kundër bashkisë e qeverisë ndër vite, me sloganin partiak e quhet “Bashkë për Tiranën” me drejtues Arlind Qorrin e “Mjaft”, ka patur vetëm një qëllim: Të vepruarit si vegël e pushtetit për të shuar revoltën qytetare!

Qorri aktivist i “Mjaft”

Sot Qorri synon të kapë bashkinë Tiranë pa një plan konkret, thjesht të “dalë ku të dalë” kandidat kundër ish-vëllait të tij në “Mjaft” Erion Veliajt, duke e pasqyruar veten e tij tek studenti që kërkon arsim cilësor, minatori i shtypur apo punëtori i mbytur nga kapitalizmi i oligarkisë, kur e vërteta e hidhur është se vetë Qorri synon të verbojë popullin me idealizmat e tij të shtirura pasi është i financuar vetë nga këta oligarkë që thotë se denoncon e do të hedhë nga froni.

SKEMAT E QEVERISË ME QORRIN SI VEGËL QË KANË SHUAR PROTESTAT POPULLORE

Qorri dhe partneri i tij Klod Leka në protestën qytetare kundër prishjes së parkut publik tek 21-Dhjetori

Dyshja Q.K dhe të tjerë aktivistë të organizatës politike, përdorën metodën përça e sundo në protestën kundër prishjes së lulishtes publike ku luanin fëmijët nga Erion Veliaj, duke shpërndarë qytetarët, e zbehur frymën e revoltës protestuese. Pak ditë më pas protesta u shua për t’i dhënë jetë ndërtimit të kompleksit SQUARE 21 të kunatit të Fatmir Xhafajt dhe Erion Veliajt.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

“Qorri ti nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë”, pankartat e studentëve

Arlind Qori me megafon në protestën e studentëve e cila u shua nga “veglat” e qeverisë

Qorri njihet si një nga uzurpatorët që tentuan të shuanin protestën e studentëve. Kokës së “OP” iu hoq mikrofoni nga studentët të cilët në dijeni të skemave të tij të mëparshme në protestat qëndrimtare të popullit, nuk e lanë të merrte fjalën në protestë.

Është lehtësisht e kuptueshme se kush qeveritar e financon Qorrin në këto zgjedhje gjykuar nga televizionet që i bëjnë promo fushatës së tij, televizione këto ku vetë oligarkët me lidhje familjare me liderin suprem derdhin paratë e vjedhura nga populli.

Tentativat për manipulim të revoltës së frymës qytetare, asaj pjese të papolitizuar, do të jenë të vazhdueshme ndërsa synimi i JOQ për t’ju iluminuar në vorbullën e pafundme të zallamahisë së politikës shqiptare do të jetë i pandalshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit