Rrahje në Fushë Kosovë,tre persona përfundojnë në spital, njëri ndalet në mbajtje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2023, 12:04

Janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur rreth orës 20 e 3 minuta në Fushë Kosovë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel stacioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit