Shpërthen zjarr i madh, digjet ura e hekurudhës në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2023, 10:20

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor në Shkup.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka shpërthyer mbrëmë, ndërsa është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Zjarri arriti të shuhet mbrëmë, ndërsa ura është e mbyllur për qarkullim nga policia derisa të përcaktohet qëndrueshmëria dhe siguria e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit