Aksidenti ku humbi jetën 60-vjeçari në Lezhë, i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2023, 07:32

Pasditen e djeshme, u regjistrua një aksident në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, në Lezhë. Viktimë mbeti 60-vjeçari Frrok Lika, i cili po drejtonte një motoçikletë kur papritur i është prerë rruga nga një automjet që drejtohej nga një 14-vjeçar.

Identiteti i këtij të fundit nuk dihet ende, ndërsa drejtonte një mjet tip fouristradë dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar ta shmangë duke përfunduar në një parcelë.

Mësohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfitua nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që djali kishte marrë çelësat e makinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit