Shoqëruesi i Ambasadorit rus ka humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.
Mësohet se ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Hyundai Tucson” me targa “CD” kur është përplasur me bordurat prej betoni anës rrugës.
I plagosur ka mbetur edhe pasagjeri me të cilin punonjësi i ambasadës po udhëtonte.
Ka dyshime se shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak për këtë aksident tragjik. Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar se makina diplomatike është përmbysur disa herë në rrugë deri sa është shkatërruar plotësisht.
Pasagjeri i plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.