Denoncim: Safet Gjici po blen vota në Kukës nën kërcënimin e armës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2023, 01:21

Fushata zgjedhore edhe pse drejt fundit po tensionohet çdo ditë e më shumë.

Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se në Kukës blerja e votës nga Safet Gjici po bëhet nën kërcënimin e armës.

Sipas raportimeve të qytetarëve, shtetasi Qerim Halili dhe Lad Gjici, vëllai i kryebashkiakut socialist, Safet Gjici po blejnë vota në fshatin Bushat nën kërcënimin e armës.

Qytetarët thonë se këta dy shtetas po blejnë vota ndërkohë që lëvizin me mjet tip “G Class” 300 mijë euro.

Denoncimi i qytetarit:

Qytetari Qerim Halili me Lad Gjici vellai kryetarit te Bashkis Kukes blejne vota kercenojne me arm zjarri banorin e fshatit Bushat Kukes. G class 300 mije euro

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit