Albina dhe Familja Kelmendi kanë performuar para pak çastesh në skenën e Eurovision 2023.
Familja Kelmendi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Duje”, një këngë që elektrizoi skenën madhështore të Eurovision që këtë vit mbahet në Liverpool.
Performanca e shqiptarëve u prit me brohorima dhe duartrokitje të shumta.
Që Shqipëria të kualifikohet në finale, Albina dhe Familja Kelmendi kanë nevojë për votën e diasporës shqiptare.
Votimi ka nisur në orën 22:22 dhe zgjat vetëm 15 minuta. Për të dërguar Shqipërinë në finale mjafton një mesazh me tekst 14 në numrat e mëposhtëm.

Fam goals! 🇦🇱 #Eurovision pic.twitter.com/yHUjvPlzYf
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 11, 2023