Një fanse e Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një palë lente kontakti të thara që "kanë parë turneun” e këngëtares Taylor Swift.
Lentet e kontaktit të forta dhe qartësisht të papërdorshme u postuan nga fansja në platformën Depop të mërkurën. Këto lente kushtojnë 10.000 dollarë dhe fansja thotë se ato janë "të përdorura" por në gjendje "të shkëlqyer".
Kaq ka mjaftuar që njerëzit të reagojnë menjëherë dhe disa e konsideruan idenë si “të neveritshme”, “të turpshme” dhe të “çuditshme”.
Taylor Swift njoftoi nisjen e turneut të saj të gjashtë më 1 nëntor të vitit të kaluar. Turneu i saj i parë në pesë vjet do të zhvillohet në 20 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe do përfundojë më 9 gusht në Inglewood, Kaliforni.