Mbrëmjen e sotme, Erion Veliaj inauguroi hapjen e Piramidës dhe prej aty foli se ajo godinë është e ardhmja për të rinjtë shqiptarë, pasi do shërbejë si një qendër teknologjie. Godina që ka ngrënë miliarda lekë nga taksat e shqiptarëve ende nuk ka mbaruar përfundimisht, pasi ka edhe punime të tjera, por kjo shfaqje ishte e nevojshme dy ditë para zgjedhjeve.
Megjithatë, kur dëgjon Erion Veliajn, të flasë për të ardhmen e të rinjve, duket sikur dëgjon një person të varur nga bixhozi, që thotë se nuk ka humbur asnjëherë para.
E themi këtë, pasi Erion Veliaj është personi që ka shkatërruar jetën e të rinjve në Shqipëri. Ai është pjesë e asaj politike dhe partie, që ka kontribuar për largimin e mijëra të rinjve nga Shqipëria, me qeverisjen që i ka bërë vendit.
Gjithashtu, Veliaj është zyrtari, që është i akuzuari kryesor si vrasësi i Ardit Gjoklajt, të miturit që punonte për bukën e gojës në landfillin e Sharrës.
Veliaj, që i ka marrë jetën një të riu, Arditit të pafajshëm, sot flet për të ardhmen që u ka sjellë të rinjve në Tiranë.
Pa asnjë pikë turpi dhe përgjegjësi për atë ngjarje të rëndë, Veliaj guxon të përmendë të rinjtë dhe të ardhmen e tyre, kur e di fare mirë që në ndërgjegjen e tij, ka vrasjen e një djali në lule të jetës.