“Opel-i” doli nga rruga, ky është 60-vjeçari që humbi jetën në aksin Sarandë-Borsh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2023, 19:27

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Borsh.

60-vjeçari Jorgo Bitri, personi në foto, duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë 60-vjeçari Bitri ka humbur jetën dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët që po udhëtonin me të, shtetasit me iniciale L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç. Këta të fundit janë dërguar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 05:30 në aksin ‘Sarandë-Borsh’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit