Petrovska: Të dënuarit e Grupit të Kumanovës duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2023, 15:03

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në lidhje me të dënuarit për rastin e Kumanovës dhe ekstradimin e tyre në Kosovë, u shpreh se të dënuarit duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se duhet të respektohet vendimi i gjykatave të Maqedonisë dhe se të dënuarit duhet ta mbajnë dënimin në burgun e shtetit tonë, aty ky është kryer vepra penale”, u shpreh Petrovska.

Ajo shtoi se nëse ka dyshime për kushtet ose rrethanat e vuajtjes së dënimit atëherë duhet të punohet nga secili nga ne për t’i tejkaluar këto sfida.

Ditë më herët, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një intervistë, u shpreh se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit