Tjetër incident në Adriatik, anija angleze godet peshkarexhën “Perëndesha”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2023, 11:17

Një tjetër incident ka ndodhur në ujërat e detit Adrikatik. Raportohet se një velierë angleze ka goditur peshkarexhën shqiptare “Perëndesha” në det të hapur, rreth 15 milje larg bregut.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, teksa mjeti lundrues anglez udhëtonte drejt Malit të Zi. Raportohet se në peshkarexhë ndodheshin tre peshkatarë.

Fatmirësisht përplasja ka qenë e lehtë dhe nuk ka shkaktuar probleme për ekuipazhet. Ngjarja vjen një ditë pas mbytjes se një peshkarexhe në afërsi te portit të Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit