Aksident në aksin Sarandë-Borsh/ Vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.05.2023, 07:39

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Një makina ka humhur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mësohet se si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 60-vjeçar, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë, konkretisht shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç. Këta dy të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit