Autobusët e Tiranës vazhdojnë të ecin me dyer hapur, qytetari: Sikur jemi kafshë e jo njerëz!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2023, 21:14

Autobusët e Tiranës duket se e kanë bërë të udhës që të ecin me dyer hapur pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen.

Pas autobusit të Vorës që ecte dje me derë, një tjetër autobus i Tiranës ka bërë sot të njëjtën gjë.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video që tregon se si autobusi i linjës Sanatorium-Qendër ecën me derë të hapur. Qytetari që ka denoncuar këtë rast thotë se autobusi ka ecur me derë hapur nga Sanatoriumi e deri në Qendër duke iu rrezikuar jetën të gjithë pasagjerëve që po udhëtonin me të.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihet qartë se si autobusi ecën, në dukje me shpejtësi, në rrethrrotullimin e Saukut.

Ai thotë se autobusët i trajtojnë pasagjerët si kafshë e jo si njerëz, ndërsa nuk lë pa përmendur të ardhmen përpara që premton Lali Leku.

Denoncimi i qytetarit:

Shif cfare ndodh me urbanat e Tirones po udhetojm me dere hapur qe nga sanatariumi e deri ne qender sikur te jemi kafsh e jo njerez. Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise sidomos e lali erit ju lutem postojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit