Turistja belge që humbi jetën në Valbonë punonjëse bashkie, kishte marrë leje për të eksploruar Evropën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2023, 17:52

Një turiste belge dhe një franceze kanë humbur jetën ditën e djeshme në Qafë-Valbonë pasi u rrëzuan teksa eksploronin zonën.

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe francezja Joanna Blocaille ranë në një greminë teksa ecnin në këmbë nëpër shtigjet me dëborë të Valbonës.

Mediat belge shkruajnë se 25-vjeçarja Myrthe Baets që humbi jetën në Shqipëri, punonte në bashkinë Zemst të Belgjikës. Që prej tetorit ajo kishte marrë leje pa pagesë për të eksploruar për një vit Evropën në një rulot me shoqëruesin e saj.

Ndërsa ajo po “jetonte ëndrrën e saj” në të gjithë kontinentin dhe ndante aventurat e saj në rrjetet sociale, përvoja mori fund të papritur pas 7 muajsh. Nuk dihet nëse shoqëruesi i saj ka qenë me të gjatë ecjes në këmbë nëpër Valbonë.

Vdekja e 25-vjeçares belge është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Zemst, Veerle Geerinckx. Ai tha:

Është një tronditje për bashkinë. Myrthe ishte një grua shumë entuziaste dhe të gjithë kënaqeshin duke punuar me të. Ne i shprehim ngushëllime familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit