Peshkarexha u godit nga trageti, peshkatarët: Ia bëmë me drita, ai na ra dhe iku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2023, 17:06

Një incident i rëndë detar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës. Peshkarexha "Eltoni" është goditur nga trageti i linjës Durrës-Bari dhe jeta e tre peshkatarëve ka qenë në rrezik.

Ata kanë qenë duke u kthyer në port pas peshkimit, kur trageti "Marina" me 194 pasagjerë në bord i ka goditur.

Kapiteni i peshkarexhës së mbytur Selim Agasi është ende i tronditur për tmerrin që ka përjetuar dhe nuk e di se kur do rikthehet në det. Ai thotë se në fillim trageti i ka goditur dhe ka nisur rrugën për t'u larguar.

I kam bërë shenjë anijes me drita, më ka ardhur dhe më ka rënë me sekonda. Ai nuk ka ndezur as drita, as sirenë. Më ka rënë dhe ka ikur.

Peshkatarët që ishin në bordin e peshkarexhës thonë se trageti nuk po lëvizte brenda trajektores së tij dhe se pas goditjes nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Trageti ka ikur nga vendi, ka shkuar policia t’i gjejë.

Peshkarexha me 3 persona në bord, kapiteni dhe 2 peshkatarë është fundosur brenda pak sekondave. Një mjet i vogël lundrimi iu ka ardhur në ndihmë deri sa janë shpëtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit