Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar që vrau vajzën 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, sipas deklaratave të avokatëve të tij, “nuk ka dashur të vrasin djalin 5-vjeçar”.
Në fund të seancës për arrestimin e shqiptarit, avokatët thanë:
Mund të mohojmë kategorikisht se ai ka pasur qëllim të vrasë djalin 5-vjeçar, ai nuk u përpoq të bëj asgjë. Djali nuk fshihej, e pa skenën, por nuk iu afrua, Taulanti nuk bëri absolutisht asgjë ndaj fëmijës. Në mbështetje të kësaj teze kemi edhe tre video të tjera, tashmë të prezantuara dhe të përfshira në dokumentet e Prokurorisë, të regjistruara falë kamerave të vëzhgimit brenda shtëpisë.
Shqiptari gjatë seancës së sotme ka shpërthyer në lot kur ka marrë vesh vdekjen e vajzës së tij. Avokatët tani janë të frikësuar se ai mund të bëjë diçka ekstreme.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë fillon të ndërgjegjësohet se cfarë ndodhi. Malaj nuk e dinte se kishte vrarë vajzën e tij: "E kisha djallin në kokë”, kështu na tha. Pasditen e së dielës ai rrëfeu vrasjen e dyfishtë dhe më pas kaloi në gjendje shoku. Sot në mëngjes ka dashur të bëjë të tjera deklarata por ai qante i dëshpëruar për vajzën e tij.