Djali në foto është Dejon Veizaj, 12-vjeç dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Para 3 vitesh, i mituri është diagnostikuar me sëmundjen, ataksi talangestike. Djali ka muskuj të dobët, nuk mban dot ekuilibrin, ka shumë jarga, nuk arrin të flasë që prej moshës 2 vjeç, ndërsa pas vizitave te mjeku, Dejonit i është rekomanduar nga bluzat e bardha në Shqipëri, operacion jashtë vendit, konkretisht në Turqi.
Ndërhyrja kirurgjikale përfshin 4 seanca brenda një muaji e gjysmë dhe kushton jo pak, por plot 10.000 euro çdo seancë, që në total 4 seanca kapin vlerën e 40.000 eurove. Kjo shumë monetare është e papërballueshme për familjen e Dejonit, ndaj dhe kërkojnë që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, pasi Dejoni ka shumë nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Për ata që duan ta ndihmojnë Dejonin të kontaktojnë në numrin e familjarëve të tij: 0696447201
Qytetarja:
Pershendetje JOQ! Jam Morena dhe ju shqetesoj per djalin e xhaxhait tim, Dejon Veizaj, 12 vjec, i biri i Ermela dhe Daniel, vellai i Amaris. Para 3 vitesh Dejoni eshte diagnoztikuar me semundjen ataksi telangestike, muskuj te dobet, mosekuiliber, jargavitje, moszhvillim i te folurit etj (keto simptoma i kane filluar rreth moshes 2-3 vjec) qe mjeku i ka sugjeruar te bej nderhyrje ne Turqi qe ndahet ne 4 seanca brenda nje muaji e gjysem ne vleren e 10.000 eurove per seance, 40.000 € totali. Duke pasur parasysh te ardhurat e vogla qe mund te sigurohen ne kete vend, kemi shume nevoje per ndihme per ti dhene ze rastit te tij pasi sa me shume kohe kalon, me dem behet. Une personalisht doja te hapja Gofundme, por Shqiperia nuk perfshihej si shtet pjesemarres aty per ta hapur me te dhenat e prinderve te vet dhe ‘ngeca’. Nuk po dua ta beni kete sms publike momentalisht, do doja sugjerim nga ana juaj nese eshte e mundur si mund ti vijme ne ndihme efektivisht nipit tim.