30 vite pa investime, banori i lagjes nr. 15 në Durrës: Bashkia na ka harruar, dritat i kemi vënë me lekët tona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.05.2023, 07:52

Pamjet i përkasin lagjes nr.15 në qytetin bregdetar të Durrësit. Rruga siç shihet është tejet e amortizuar, e shkatërruar dhe me gropa. Një qytetar shkruan për JOQ Albania se kjo lagje ka mbi 30 vite që është harruar nga Bashkia, pasi çdo parti në prag zgjedhjesh, ka premtuar se do të punojë në dobi të banorëve të kësaj zone, por në të vërtetë nuk është vënë dorë kurrë duke e lënë lagjen nr 15 në mëshirë të fatit.

Denoncuesi shkruan për median tonë se edhe dritat në lagje, janë vendosur me paratë e banorëve që jetojnë aty pasi pushteti vendor nuk ka bërë asnjë punë për ta. Qytetari kërkon përmes JOQ se atij dhe banorëve të tjerë të lagjes nr.15 nuk u intereson partia, por kushdo të jetë në karrigen e kryebashkiakut, të bëjë punën që i takon për çdo lagje të Durrësit.

Qytetari:

Pershendetje Joq kjo eshte lagjia 15 spitalle durres kur bashkia Durres per 30 e ca vite nuk ka vendosur kurr dore vene dore thejshte na kan premtuar dhe asgj dhe Dritat ne lagje i kemi vendosur me parate tona nuk na intereson partia por puna FLM nese e publikoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit