Gjykata në Nju Jork e ka shpallur ish-presidentin Donald Trump përgjegjës për sulmin seksual ndaj Jean Carroll tre dekada më parë, megjithëse jo fajtor për përdhunimin. Gjithashtu u akorduan 5 milionë dollarë dëmshpërblim civil kundër tij.
Gjykata mori vendimin e saj pas disa orësh diskutimesh. Ndërkohë Trump vendosi të mos dëshmojë në mbrojtje të tij. Në vend të kësaj, u shfaq video e depozitimit të tij në lidhje me rastin.
Ish-presidenti Donald Trump e quajti verdiktin e gjykatës një “turp total” dhe tha se ishte një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, në një postim në Truth Social.
“Kjo ngjarje false është një përpjekje politike që synon të sulmojë Trumpin, sepse ai tani është një kandidat kryesor për t’u zgjedhur edhe një herë President i Shteteve të Bashkuara. Abuzimi i vazhdueshëm i Kushtetutës sonë të madhe për qëllime politike është i neveritshëm dhe nuk mund të tolerohet. Kombi ynë është në telashe serioze kur pretendimet që nuk kanë prova apo dëshmitarët okularë mund të pushtojnë gjykatat tona për të fituar pikë politike.” – thuhet në postim.