Arlind Qorri, vegla e Rilindjes që kërkon të mashtrojë qytetarët e Tiranës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.05.2023, 22:11

Për fat të keq populli shqiptar e ka memorien të shkurtër. Shpesh pluhuri i harresës i kombinuar me hallet e streset e përditshme bën që disa ngjarje të harrohen. E megjithatë faktet ngelin fakte.

Njëri nga kandidatët aktualë për Bashkinë e Tiranës është edhe Arlind Qorri, i cili sipas denoncimeve dhe artikujve të shumtë në media, ka qenë bashkë me Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij, pjesë e “MJAFT”. Nëse do të përdornim një fjalë më të përshtatshme, Qorri është “gatuar” në laboratorët e MJAFT.

Siç dihet, MJAFT u themelua nga Veliaj-Fuga-Mazniku me qëllim përgatitjen e terrenit dhe mbledhjen e forcave për të sjellë PS në pushtet. Njëra nga mënyrat për të bërë këtë, ishte edhe themelimi i një organizate politike me fokus ekstremin e majtë, e cila do shërbente si mbështetje shtesë për ngritjen e PS në pushtet.

Ka qenë njëri nga anëtarët e MJAFT, Laert Kola, i cili ka organizuar mbledhjen e parë të kësaj organizate “politike” në një godinë të pagëzuar si “Logu i Shkëndijës”. Është tepër interesant fakti se ky vend i quajtur “Logu i Shkëndijës” u prish në vitet 2017-2018 për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati shumë-katësh. Lejen e ndërtimit natyrisht e ka dhënë Veliaj, duke nënkuptuar konsolidimin e shitjes së Qorrit ndaj Lali Lekut.

Lëvizja e Qorrit, Organizata Politike, është denoncuar gjithashtu shpesh në media si pjesë e estabilishmentit që synon të mbajë Ramën dhe Veliajn në pushtet duke i shërbyer planit të Sorosit. Ka patur akuza me fakte se si anëtarët e saj janë paguar me paga që varionin nga 500-1000 euro si “specialistë” dhe “analistë organizimi” të Insitutit “IKESH”. Pas këtij instituti sipas akuzave publike, qëndron si financues rrjeti SOROS. Fotot më poshtë tregojnë pikërisht pagat e marra nga anëtarët e Organizatës Politike.

Akuzat në media vazhdojnë duke thënë se Qorri në të vërtetë është kandidat i Veliajt. Qorri është denoncuar shpesh edhe për faktin se është përdorur si vegël nga Rama për të shpërbërë e krijuar ndasi në protestat studentore të vitit 2018 duke i shpënë ato deri në zhdukje.

Përveç sabotimit të protestave dhe kauzave të ndryshme, Qorri është akuzuar publikisht edhe për faktin se tani synon të përfaqësohet në Këshillin Bashkiak për të vazhduar sabotimin tashmë me Tiranën dhe duke marrë fonde për llogari të Veliajt.

Bazuar në akuzat e shumta që gjenden lehtësisht me një kërkim të thjeshtë, Qorri rezulton të jetë në të vërtetë thjeshtë një vegël përçarëse e votuesëve në mënyrë që përfituesi i vetëm të jetë shefi i tij prej shumë vitesh, Erion Veliaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit