Zhvillonin prostitucion në një sallon masazhi, arrestohen tri femra në Gjilan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2023, 09:54

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar tri femra, nën dyshimin se të njëjtat kishin pranuar para për shërbime seksuale.

E gjithë ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në një sallon masazhi, ku më këtë rast është arrestuar edhe pronarja e lokalit.

Rasti është cilësuar si Mundësim ose Detyrim në Prostitucion/Bashkëkryerja.

“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit