Momenti kur aksidentohet vetura në Baicë të Istogut, humb jetën shoferi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2023, 09:47

Mbrëmë rreth orëve të vona 45-vjeçari Mentor Berisha ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Bajicë të Istogut.

Në videon shihet momenti kur aksidentohet vetura e 45-vjeçarit.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku ka dhënë detaje për rastin.

“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Policët kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptu që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit