Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset Aleks Laska

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.05.2023, 07:45

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Lezhës. Si pasojë e ngjarjes, i plagosur ka mbetur shtetasi Aleks Laska i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer disa kontrolle në zonën ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve. Dëshmia e vetë të riut të plagosur pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autori

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit