Ky që shihni në foto është nipi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, Adem Jashari i ri.
Pak ditë më parë Ademi i ri ka festuar 21-vjetorin e lindjes.
Ademi i ri thotë se me shumë krenari mban emrin e gjyshit, emër të cilin nuk do ta ndërronte me as një emër në botë.
Jam krenar për emrin që mbaj.
Gjyshin e tij, Ademi i ri nuk pati fat ta njihte, por bëmat e tij për liri i di shumë mirë.
Ai thotë se gjyshi i tij e donte Kosovën të lirë prandaj edhe sakrifica që bëri për vendin ishte e madhe.