Tre shtetas shqiptarë që ishin gati për t’u deportuar janë arratisur nga qendra e emigrantëve në Yarl's Wood, Angli gjatë një trazire.
Shqiptarët Arnold Lleshaj, 27 vjeç, Ervin Morati, 20 dhe Luftim Hallaci, 20 vjeç, janë tre nga trembëdhjetë personat që u arratisën përmes gardhit rrethues në qendrën në Milton Ernest, Bedfordshire, pas një sherri më 28 prill.
Pesë persona u kapën shpejt pas trazirave, ndërsa tetë, përfshirë shtatë shqiptarë, arritën të largoheshin. Mes personave të arratisur ka edhe të dënuar për shpërndarje dhe shitje droge. Policia britanike ka arrestuar vetëm 10 prej të arratisurve, ndërsa 3 shqiptarët vijojnë të jenë në arrati.
Trazirat thuhet se kanë nisur kur 40 të arrestuarit të cilët mbahen në qendër në pritje të dëbimit u penguan të përdornin palestrën.
WANTED: Have you seen Arnold Lleshaj, 27, Ervin Morati, 20, and Luftim Hallaci, 20?
They are the last three outstanding men from a breakout at Yarl's Wood immigration removal centre on Friday 28 April.
If you know where they are, call police quoting Operation Springhill. pic.twitter.com/lceWSkomxQ
— Bedfordshire Police (@bedspolice) May 7, 2023