Sherri në Mat për regjistrimin e pronës/ Babë e bir nën hetim, një person në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.05.2023, 15:48

Një sherr brutal ka ndodhur në Mat. Mësohet se babë e bir, kanë dhunuar përgjegjësin e Kadastrës së kësaj zone. Shkak për sherrin është bërë regjistrimi i një prone.

Shtetasit me iniciale S. R., 49 vjeç dhe E. R., 21 vjeç (babë e bir), i kanë kërkuar shtetasit me iniciale H. S., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Mat, t'u regjistrojë një pronë të tyren që është në proces gjyqësor.

Pas kësaj, ka nisur konflikti verbal dhe më pas fizik. I plagosur ka mbetur edhe kryetari i njësisë administrative Rukaj, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Pas ngjarjes, policia ka prceduar penalisht babë e bir, teksa është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale A. M., 21 vjeç, i cili ka qenë në ndihmë të personave babë e bir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit