Iniesta e mbyll aventurën japoneze në verë, projektohet rikthimi i madh te Barcelona

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2023, 13:21

Andres Iniesta po përgatit largimin nga Vissel Kobe, ku luan që nga viti 2018, pas largimit nga Barcelona. Tashmë 39 vjeç, “magjistari” i mesfushës, duke së është drejt mbylljes së karrierës.

Kontrata aktuale përfundon në janar të vitit të ardhshëm, por duket se palët kanë arritur akordin që Iniesta të largohet gjysmë viti para se kontrata të përfundojë.

Ky largim lidhet me një rikthim të mundshëm në Barcelonë, aty ku Iniesta me shumë mundësi do të marrë një rol drejtues bashkë me Xavin, për të udhëhequr edhe një herë Barcelonën drejt suksesit.

Në qershor Barcelona do të luajë një ndeshje miqësore me Vissel Kobe dhe me shumë gjasa ajo do të jetë ndeshja e fundit e legjendës spanjolle në Japoni, por me shumë shanse edhe në karrierën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit