Ekspertët kanë zbuluar se pasqyra mund të jetë fajtore për problemet e vazhdueshme me WiFi-në.
Sipas Virgin Media O2, pasqyrat ndikojnë në WiFi pasi ato përbëhen nga një shtresë e hollë metalike. Eskpertët thonë se pasqyrat mund të ulin fuqinë e WiFi deri në 50 për qind, sepse ato pasqyrojnë sinjalin.
Pra, nëse e keni vendosur router-in tuaj të WiFi-së pranë një pasqyre të madhe, ju mund të përballeni me shpejtësi interneti të ngadaltë dhe pajisjet e kanë më të vështirë të lidhen me internetin.
Ky zbulim vjen pasi 2000 të rritur u pyetën se ku ishte vendi më i mirë për të vendosur një router(pajisje). 41 për qind e të anketuarve thanë se e vendosin router-in e tyre të internetit pranë ose pas televizorit. Kjo do të thotë që shumë përdorues në internet do të kenë shpejtësi të ngadaltë shkarkimi për shkak të frekuencave të ndryshme që ndërhyjnë me sinjalin e tyre WiFi.
Ekspertët thonë se ju mund ta vendosni shpërndarësin tuaj WiFi aty ku e përdorni më shumë: si zyra, dhoma gjumi ose dhoma e ndenjes. Këshillohet gjithashtu që pajisjet router të mbahen të paktën një metër larg pasqyrave të mëdha në mënyrë që të mos ndërhyjnë në cilësinë e internetit.