Turistët francezë mbesin pa drita në Theth: Turp! 2023 dhe jemi me qiri!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.05.2023, 23:05

Zona e Thethit në Shkodër, është një nga destinacionet më të vizituara nga turistët, por gjithashtu është zona më e harruar nga shteti dhe sidomos nga OSHEE. Kjo zonë, prej vitesh vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Pronarët e hoteleve dhe bujtinave në atë zonë, ankohen gjithmonë, se kanë mungesë të energjisë elektrike dhe kështu nuk mund të presin me kushtet e duhura turistët e shumtë që vijnë.

Mbrëmjen e sotme, dy turistë francezë kanë bërë një video ku ankohen për energjinë elektrike. Ata shprehen se mikëpritja nga bizneset dhe banorët e zonës është e mrekullueshme, por kushtet janë skandaloze.

Ata thonë se është e turpshme që të qëndrosh me qiri në vitin 2023. Gjithashtu bëjnë thirrje që të ndërhyet dhe të bëhet diçka për atë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit