“Gjesika e buzëqeshur dhe e lidhur me mamanë”, fqinjët të tronditur për vrasjen e 16-vjeçares shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2023, 22:53

Gjesika Malaj është 16-vjeçarja shqiptare që u vetësakrifikua për t’i shpëtuar jetën mamasë së saj.

E reja u vra nga babai Taulant Malaj i cili gjithashtu vrau edhe italianin Massimo De Santis pasi e akuzonte për lidhje dashurie me gruan e tij Tefta.

16-vjeçarja Gjesika u bë “mburojë” për mamanë e saj që mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital.

Mediat italiane raportojnë se 16-vjeçarja ishte në gjimnazin Fiani-Leccisotti në Torremaggiore. Ky institucion i bëri homazhe asaj me një mesazh prekës lamtumire, duke shprehur gjithë dhimbjen e një komuniteti të tërë ende në tronditje.

Gjesika nuk ishte thjesht një vajzë që donte të mbronte nënën e saj. Ajo ishte një vajzë e përkushtuar ndaj studimeve dhe shumë e lidhur me nënën e saj pasi kurrë nuk i kishte shkaktuar probleme.

Fqinjët e përshkruajnë Gjesikën si një vajzë punëtore dhe të buzëqeshur.

Një vajzë gjithmonë me buzëqeshje në buzë dhe shumë e lidhur me nënën.

Drejtoresha e gjimnazit Carmine Collina ka shkruar një mesazh ngushëllimi në emër të të gjithë institutit.

Instituti Fiani-Leccisotti shpreh dhimbje për lajmin e tmerrshëm të vrasjes së studentes Gjesika Malaj, një vajzë në shkollën dhe komunitetin tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit