PAMJE TË RËNDA/ Shqiptari vret të dashurin e gruas dhe vajzën 16 vjeçe, i bën video dhe ua dërgon miqve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.05.2023, 18:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali, ku një shtetas shqiptar, i identifikuar si Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës ka vrarë me thikë një shtetas italian, vajzën e tij 16 vjeçe dhe ka plagosur bashkëshorten.

45-vjeçari, i cili punonte në një furrë buke në Foggia, ka shkuar rreth orës 2, pas mesnate në shtëpinë e tij dhe atje ka gjetur shtetasin italian, të cilin e ka vrarë në shkallët e pallatit me thikë. Më pas ka hyrë brenda për të vrarë bashkëshorten e tij, por vajza 16-vjeçare është hedhur për ta mbrojtur dhe fatkeqësisht ka mbetur ajo e vrarë.

Pasi i ka vrarë, shqiptari i ka bërë video viktimave dhe ka treguar arsyen se pse i ka vrarë. Sipas tij, bashkëshortja e tradhëtonte me shtetasin italian dhe ky i fundit kishte filluar t’i ngacmonte dhe vajzën.

Pamjet janë te rënda dhe kanë mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Mësohet se këtë video Taulant Malaj ua ka dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror që ka bërë.

Sipas mediave italiane dhe sipas asaj që dëgjohet në video, shqiptari ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit